Mancini i beson titullarëve ndaj Spanjës, balotazh në mbrojtje e sulm

Italia ka udhëtuar drejt Londrës për të qenë gati për duelin final të Euro 2020 kundër Anglisë. Harmonia në skuadrën e Roberto Mancini-t është në nivele të larta, kjo pasi grupi ka arritur rezultate të shkëlqyera në këtë turne. Axurrët kanë fituar çdo ndeshje të saj, 4 në kohën e rregullt dhe ndaj Austrisë në shtesë e Spanjës në penallti për të arritur në finalen e edicionit të 16-të të Europianit.

Kjo ka shtuar optimizmin në kampin e italianëve, me trajnerin Mancini që pritet të hedhë në fushë të njëjtin formacion që përdori ndaj spanjollëve. Dyshimi i vetëm është Barella, i cili ka treguar shenja lodhjeje. Vendin e tij pritet ta zërë Matteo Pessina, autor i tre golave deri më tani.

Florenzi e Emerson Palmieri do luftojnë për të marrë vendin e Spinazzola të dëmtuar në krahun e majtë të mbrojtjes, me lojtarin me origjinë braziliane më të favorizuar. Ndërsa në sulm, Chiesa mund të konfirmohet në krahun e djathtë të Immobile, i cili sërish do ketë mbështetjen e Insigne në të majtë.

Klan News