Të qëndrosh në shtëpi dhe të bësh atë që të pëlqen është e mundur, mjafton thjeshtë imagjinata. Këtë ka zgjedhur të bëj spanjolli, Filip Klein Herrero. Planet për të shkuar me pushime në vende malore u prishën, por ai e gjeti ku të bënte ski gjithsesi … në dyshemenë e dhomës së tij.

Pasi fut të gjithë mjetet që i duheshin në çantën e tij, spanjolli zgjohet nga gjumi afër një mali me dëborë, të ndërtuar prej një çarçafi të bardhë.

Më pas nis ngjitjen në malin e lartë njësoj si një alpinist i vërtetë. Për të zbritur nga aty kërkoi ndihmën e skive, ku nuk munguan as numrat e spektaklin si dhe aksidentet.

Momenti u filmua nga një kamera e instaluar në tavanin e dhomës, me kreativitetin e Herrero që bëri xhiron e botës brenda pak orësh.

Klan Plus