Carolin dhe Patrick Schreiber janë adhurues të mëdhenj të skive dhe duket se pasionin e tyre e kanë trashëguar edhe tek fëmijët.

Ata janë prindër të tre vogëlushëve: Lumi 7 vjeç, Martti 4 vjeç dhe Peppa vetëm një vjeç.

Prindërit i kanë mësuar se si të bëjnë ski nga lartësi të mëdha dhe këta fëmijë posedojnë vërtet aftësi të jashtëzakonshme.

Familja shpeshherë udhëton në drejtim të alpeve të Austrisë, ku preferojnë të bëjnë ski të gjithë së bashku në dëborë.

2 fëmijët me të rritur të familjes kanë një aftësi për të bërë ski që do habiste këdo që i shikon. Por edhe vajza e vogël 1 –vjeçare ka një kontroll të jashtëzakonshëm mbi bordin.

Nëna e vogëlushëve u shpreh se talenti ndihmon dhe është i rëndësishëm, por motivimi ishte shumë thelbësor kur filluan t’i mësonin fëmijët të bënin ski.

Ne fillimisht merrnim lodrat dhe kukullat e tyre me vete gjatë udhëtimeve tona për të bërë ski. Ne përdorëm lodrat si mjete ndihmëse për t’i nxitur fëmijët që të vraponin në dëborë“./tvklan.al