Raportim Live

LIVE – Seanca plenare

download app

Pritet votimi për Territorialen, Rama ndodhet në ambientet e Kuvendit

Blushi: Shpresoj Erjon Braçe të dalë gjallë nga salla ku mbahet peng nga Rama

Tedi Blushi ka mbajtur një fjalim me tone ironike në Kuvend.

Ai nuk kurseu roninë ndaj mungesës së socialistit në sallë, Erion Braçe.

“Së pari, kushdo që u tall me vezët, besoj se e kuptoi që rezultati i parë u arrit, që Edi Rama sot zgjodhi, është këtu, zgjodhi të vinte i maskuar në traditën e paraardhësve të tij që kanë veshur fustane grash kur protestuesit mbërritën në dyert e institucioneve.

Së dyti, uroj që Erjon Braçe të dalë gjallë nga salla ku është mbajtur peng nga Edi Rama.

Ju kujtoj që për këto interpelanca që ju hodhët në votim, kemi kërkuar që të tërhiqen që në fillim të punimeve, ndaj lërini marrëzitë, mbyllini procedurat, të vijojnë diskutimet për një temë që shqiptarët sot kërkojnë përgjigje”, tha ai.

“Nuk na i mban”, Bardhi-deputetëve të PS: Jeni 84 kartonë jeshilë të detyruar nga Rama

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi mbylli diskutimet për Reformën Territoriale. Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi iu drejtua deputetëve të PS, se janë vetëm 84 kartonë jeshilë të detyruar nga Edi Rama.

“Ky është projektligji që ne na është prezantuar sot. Nuk i kam parë kurrë këta nga krahu këtej, më shumë në siklet se sot. Na thanë ‘ne jemi kundër, por do të votojmë pro’, ‘kjo nuk është reformë, por ne do të votojmë pro’. E keni kthyer funksionin e përfaqësuesit të popullit, jeni vetëm 84 kartonët e Ramës. Në tre muaj diskutime keni sjellë vetëm propagandë. A kishit ju ‘Prani Besnike’, çfarë mendojnë qytetarët?

Pse nuk sillni këtu zërin e banorëve. Çfarë kanë thënë banorët, janë pro apo kundër reformës territoriale?! Prandaj, të nderuar kolegë, ju jeni sot përballë sfidës, për t’u treguar qytetarëve nëse jeni këtu për interesat tuaja apo të popullit. Ne jemi këtu për interesat e qytetarëve. Si mund të thoni ju që do të votojmë “pro”, ku keni 90% të banorëve kundër?

Me një karton jeshil të detyruar nga Edi Rama kërkoni që t’i fshihni nga harta e Shqipërisë. Shtetin e përcaktoni sipas kostumit të Edi Ramës, dhe interesit tuaj personal. Si mund të vini në këtë sallë dhe të bëni të kundërtën. Sigurisht që e votoni, sepse siç tha njëri nga ju në kafe “nuk na i mban…”, të tjerat i dini vetë”, tha Bardhi.

Spiropali: S’është normale t’i fitojmë ne të gjitha bashkitë…

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali tha se partitë politike duhet të reformohen për së brendshmi nëse kërkojnë që t’i shërbejnë qytetarëve me reforma. Ish-ministrja e Jashtme tha se qytetarët nuk kërkojnë modelin e një pushteti të përqendruar, por kërkojnë institucione të forta dhe demokraci.

Spiropali: Kemi jashtë njerëz që protestojnë dhe mungesë absolute kohezioni, besimi te institucionet, partitë politike, te kontrata sociale dhe është bërë e pamundur të jesh në jetën publike dhe të mos reflektosh kur je në Kuvend për atë që duhet ta bëjmë së bashku, por së bashku e kemi rrënuar, duke i hequr njëri-tjetrit themelet, duke zhdukur çdo hapësirë normale komunikimi, besimi. Besoj se secili prej nesh duhet ta nisë nga vetja, nga partia që përfaqëson, nga shumica.

Sot reforma territoriale nuk është një reformë, duhet ta themi hapur. Problemi nuk është se sa bashki kemi, por sa pushtet duhet të kenë bashkitë. Jo se sa vendime marrim ne këtu, por dhe sa merren pranë qytetarit.

Unë mendoj se mund të ndryshosh hartën, por a mund të reformojmë pushtetin dhe mënyrën sesi ushtrohet? Kryetarët e bashkive nuk mund të trajtohen as si prefekt, as si drejtorë të komunales, as si elementë të rëndësishëm të partisë në pushtet. Duhet t’u japim atyre kompetencat, përgjegjësinë se i përfaqësojnë të gjithë. Nuk mund të thirren në takime dhe të trajtohen si vartës.

Nuk është normale t’i fitojmë ne të gjitha bashkitë. Shqipërisë i duhet më pak përqendrim pushteti dhe i duhet një shtet më i fortë se individët. Ne duam që institucionet tona të jenë më të forta se njerëzit që i drejtojnë. Ne duhet ta meritojmë fitoren, besimin…

Berisha: Po u bëhet presion deputetëve për ‘Territorialen’, si nuk keni turp…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Tom Doshi, ka ushtruar presion mbi deputetët për të votuar pro reformës territoriale. Berisha thotë se qytetarët e bashkive të prekura janë kundër dhe se kjo reformë është një turp për socialistët.

“Ndërkohë që zhvillohet ky debat, njeriu me 5 mbiemra këtu në parlament, që ka porositur vrasje, që është implikuar me 3 kartele doge, bën presion mbi deputetët dhe pazare për ti detyruar që të votojnë. Propozoj bashkisë Divjakë, Durrës, të gjitha bashkive të ngrihen që nesër shtyllat e turpit për të shkruajtur me gërma të zeza emrat e tradhtarëve. A keni turp nga vetja që flisni në këtë mënyrë? Nesër PD në pushtet do të ngrejë shtyllat e trupit për ju”, tha Berisha.

Berisha thumbon Xhaçkën: Je marrë me kontrabandë, prandaj voton verbërisht sot!

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, akuzoi deputetët e PS për “korruptim të gjuhës” dhe denoncuar, sipas tij, asgjësimin e 15 bashkive me performancë të mirë.

Berisha hodhi gjithashtu akuza ndaj ish-ministres Olta Xhaçka, duke e lidhur me pretendime për kontrabandë dhe korrupsion.

“Gjuha që përdoret këtu nga deputetët e padrinos është forma më e lartë e korruptimit të gjuhës, është akti më i rëndë i korrupsionit. Është krim që transmetohet përmes medias në të gjithë Shqipërinë.

Këta po asgjësojnë 15 bashki, që kanë performancë shumë të mirë, prej të cilave ka rezervave motorike. Ka performancë më të mirë se sa këto ekzistueset.

Termat që përdorni janë një përdhosje e plotë e gjuhës shqipe. U shisni me fjalët tuaja të korruptuarve një realitet të shitur.

Ku është kjo Xhaçka? E morët vesh apo jo, në kohën që ka qenë ministre Mbrojtje, ka luajtur kontrabandën.

E morët vesh apo jo? Prandaj o qytetarë shqiptarë sot vjen e voton verbërisht se mbron kontrabandën e armëve që ka zhvilluar me të shoqin. Jo, një minutë, se kjo është një çështje e madhe shumë se unë po e ndjek, por kjo nuk shkon kështu. Se këta i detyron të dalin ai, i detyron… po sigurisht të detyron ty. Po mor po, se ty peng të morën Troplinët që kur të vunë ty në Portin e Durrësit.

Pa le më aty tek armët të çuan kontrabandistët ty. Prandaj si ka mundësi të silleni në këtë mënyrë? E përfundoj unë fjalimin, por nuk përfundojnë këta mashtrimet. Mashtrimet e tyre nuk përfundojnë kurrë!”, tha Berisha.

Shoqërohen tetë protestues

Gjatë tubimit që u mbajt para Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme, disa prej pjesëmarrësve kanë shtyrë dhe goditur me vezë, domate, gurë dhe sende të tjera punonjësit e Policisë të planëzuar në shërbim.

Punonjësit e Policisë, në zbatim të ligjit për tubimet, u kanë bërë thirrje, nëpërmjet megafonit, këtyre shtetasve që të mos vijonin veprimet e kundërligjshme ndaj punonjësve të Policisë dhe të zbatonin urdhrat e ligjshëm të Policisë, që të mos cenonin perimetrin e sigurisë së Kuvendit të Shqipërisë dhe të mos bllokonin rrugën. Këto urdhra nuk janë zbatuar nga disa prej pjesëmarrësve në tubim.

Në këto kushte, punonjësit e Policisë, në zbatim të procedurave standarde të punës, me qëllim neutralizimin e veprimeve të dhunshme të disa prej pjesëmarrësve në tubim, kanë përdorur spraj individual policor dhe, në vijim të veprimeve, kanë shoqëruar, deri në orën 17:30, tetë persona që kryenin veprime të dhunshme…Lexo më shumë