Dy ditë përpara skadimit të afatit të Brexit, liderët e Bashkimit Europian po zhvillojnë një samit të jashtëzakonshmëm në Bruksel. Çështja kryesore në tyrezën e vendeve anëtare është data e shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Unioni. Kryeministrja britanike Theresa May kërkon një shtyrje të dytë, deri më 30 Qershor.

Por sinjalet e ardhura nga Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, lënë të hapur një shtyrje edhe më të gjatë, 12 muaj, në mënyrë që Londra të ketë të gjithë kohën e duhur për të gjetur një plan të detajuar. Të martën, Theresa May mori dritën e gjelbër nga Gjermania dhe Franca përpara se t’i paraqitej Brukselit me kërkesën e saj.

Tv Klan