Spanja do të luajë me Gjermaninë në çerekfinale, një ndeshje e denjë për titullin kampion Europe. Çerekfinalja tjetër do të jetë ajo mes Anglisë dhe Zvicrës.

Përfaqësuesja spanjolle mundi 4 – 1 Gjeorgjinë në një sfidë që pati zotërimin e iberikëve, por skuadra debutuese e këtij turneu bëri përpjekjet e saj. Festa ishte fillimisht për gjeorgjianët në Këln, pasi Le Normand shkatoi autogol në minutën e 18’.

Spanja që kishte kthyer titullarët në fushë arriti të barazonte në të 39’ me Rodri. Pjesa e dytë ishte një shfaqe e spanjollëve me Ruiz, Nico Williams dhe Olmo, të cilët festuan golat.

Të premten në Shtutgart do të jetë sfida e madhe me të zotët e shtëpisë, gjermanët. Më tej në çerekfinale shkoi edhe Anglia, ekipi më i shtrenjtë i aktivitetit dhe pretendet për titullin, që mundi 2 – 1 me përmbysje me shumë vështirësi Skllovakinë, pas 120 minutave lojë në Gelshenkirshen.

Sllovakët shënuan në mesin e pjesës së parë me Schranz, një avantazh që zgjati deri në minutën e 95’.

Bellingham shpëtoi anglezët me golin e tij. Me fillimin e pjesës së parë shtesë ishte kapiteni Kane, i cili realizoi golin e fitores. Anglia do të luajë në çerekfinale me Zvicrën të shtunën në Dyseldorf.

Tv Klan