Skënderbeu dhe Partizani, regjistruan fitore, në dy ndeshjet e javës së tretë në Superligë.

Korçarët triumfuan minimalisht në shtëpi ndaj Vllaznisë. Vendosi një gol i shënuar nga Bismark në minutën e 85-të, për t’i dhënë triumfin skuadrës së Gvozdenovic.

Vlen të përmendet se Vllaznia luajti me 10 lojtarë nga minuta e 26-të, pasi Dodaj u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të ashpër ndaj Vangjelit.

Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet përkohësisht në vendin e tretë, me 4 pikë të grumbulluara, ndërsa Vllaznia zbret në vendin e gjashtë po me 4 pikë.

Fitore regjistroi edhe Partizani, që mposhti në transfertë Teutën me rezultatin 2-0. Debutim me fitore për trajnerin Veselinovic, në stolin e të kuqve.

Kryeqytetasit iu falën golave të Rrapajt në minutën e 60-të dhe Mba në minutën e 89-të, për të marrë fitoren.

Me këtë sukses, Partizani mban vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Teuta renditet e shtata me 3 pikë. /tvklan.al