Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili në Korçë, vijon të mbahet nën monitorim intensiv nga mjekët e repartit të djegie-plastikës në QSUT.

Momentalisht mësohet se gjendja e 31-vjeçares është stabël. E reja sipas asaj çka thonë mjekët e QSUT ka pësuar djegie në 35% të trupit, në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë.

Sipas mjekëve të QSUT-së, ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tyre fillimisht në spitalin e Korçës ka qenë vendimtare për jetën e 31-vjecares.

Pasditen e të shtunës Bledar Trëndafili i vuri flakën gruas, dyshohet për motive xhelozie. 

Bledar Trëndafili i ka telefonuar Melisës dhe pasi ka dalë tek porta e banesës ku ajo po qëndronte e ka spërkatur ish-bashkëshorten e tij me benzinë dhe i ka vënë dhe flakën.

Ka qenë një e moshuar banore e zonës e cila ka ndihmuar në shuarjen e flakëve në rrobat e trupit të 31-vjecares.

Ndërkohë autori 45-vjeçar i kësaj ngjarje nuk është kapur ende.

Klan News