Bayern Munich i bën gjërat të duken shumë të lehta. Pasi turpëruan me rezultatin 8 me 2 Barcelonën, gjermanët siguruan finalen e Champions League për këtë sezon. Ata arritën të fitojnë ndaj francezëve të Lyon me rezultatin e pastër 3 me 0.

Dy herë për bavarezët shënoi Serge Gnabry, ndërsa fitoren e vulosi i përhershmi Robert Lewandowski. Një ndeshje e dominuar nga Bayern që në finale do të duhet të përballet me një tjetër skuadër franceze, Paris Saint Germain.

PSG fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj Leipzig. Finalja mes Bayern dhe PSG do të luhet më 23 Gusht në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës./tvklan.al