Më pranë klientit, kujdes i shtuar ndaj natyrës dhe shumë dhurata

Prej vitit 2016 në tregun shqiptar, me 74 marketet dhe hipermarketet e tij, SPAR Albania, ka synuar që përmes kësaj përhapje të gjerë në një kohë të shkurtër të shkojë në çdo skaj të vendit, për të qenë sa më pranë çdo qytetari, duke sjellë veç cilësisë së lartë që garanton ombrella e brandit të njohur ndërkombëtar, edhe çmime të arsyeshme, për ta bërë atë një market të të gjithëve. Një vëmëndje e veçantë i kushtohet edhe kujdesit ndaj natyrës.

Redona Kalaja, menaxhere e marketingut e SPAR Albania: Sot kemi një klient më të vetëdijshëm, i cili është i kujdesshëm ndaj cilësisë, prejardhjes, natyrisht dhe çmimit të produkteve që konsumon. Kemi vënë re se gjithmonë e më shumë konsumatori po kujdeset edhe për procesin pas konsumit. Pra impaktin që ambalazhimi apo mbetjet kanë në ambientin ku jetojmë. Në këtë prizëm, Spar Albania ka ndërmarrë një nismë për heqjen 100% të çantave plastike dhe zëvendësimin e tyre me materiale të riciklueshme brenda muajit Tetor 2022.

Në 6-vjetorin e tij në Shqipëri, SPAR ka rezervuar surpriza dhe dhurata të shumta për klientët e tij.

“Veçanërisht këtë 6 vjetor klientët tanë do të kenë jo 1, por 60 mijë arsye për të zgjedhur SPAR për blerjet e tyre! Përveç ofertave të shumta këtë përvjetor, 60 do të jenë klientët me fat për të cilët do të rezervojmë dhurata fantastike në kuadër të lojës shpërblyese që ka nisur tashmë në të gjithë rrjetin Spar. Çdo muaj, deri në 31 Dhjetor, klientët tanë do të kenë mundësinë të fitojnë kupona blerjeje në Spar, deri në 60 mijë Euro”

Krahas risive dhe aktiviteteve te shumta shpërblyese, tek SPAR klientët  mund të zgjedhin nga gama e larmishme prej 40.000 artikujsh, cilësinë e certifikuar të produkteve lokale apo të importuara nga Italia, Gjermania, apo Holanda.

SPAR Albania është pjesë e Grupit BALFIN,  dhe pjese e SPAR International, qe operon me një rrjet hipermarketesh dhe supermarketesh në 48 shtete ne te gjithë botën.

Tv Klan