Nëse nuk respektohen rregullat Twitter do të përballet me gjoba  të majme

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Elon Musk se Twitter duhet të bëjë shumë më tepër për të mbrojtur përdoruesit nga gjuha e urrejtjes, keqinformimi dhe përmbajtje të tjera të dëmshme.

Anëtari i Komisionit Evropian, përgjegjës për tregun e brendshëm, Thierry Breton në një deklaratë me shkrim pas bisedës me pronarin e Twitterit tha se mirëpret qëllimin e Elon Musk-ut për ta bërë platformën të përshtatshme me Ligjin e Shërbimeve Dixhitale të BE-së.

“Musk ka lexuar me kujdes rregulloren e BE-së dhe se e vlerëson të arsyeshme zbatimin e saj në mbarë botën”, tha Breton.

Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se Breton deklaratën e tij me shkrim në vend të Twitter-it e ka publikuar përmes aplikacionit rival të medias sociale  Mastodon.

Nëse nuk respektohen rregullat shkeljet mund të rezultojnë në gjoba të mëdha deri në 6 për qind të të ardhurave vjetore globale ose edhe ndalim të operimit në tregun e vetëm të Bashkimit Evropian.

Anëtari i KE-së, Breton i dha përgjigje mesazhit “Zogu u lirua” të bërë më parë nga Musk, pas përfundimit të procesit për blerjen e Tëitter-it. Breton e paralajmëroi Musk-un me shprehjen “Zogu në Evropë do të fluturojë sipas rregullave tona”.

Klan News