Gozhdohen dyert e fakulteteve/ ministra të vjetër me koncesione të reja.

Studentët rinisën sot protestën para kryeministrisë, sic kishin paralajmëruar në mbyllje të vitit. Në rrjetet sociale janë publikuar video, ku shfaqen të rinj, që gozhdojnë dyert e fakulteteve.Pak ditë më parë u publikua lajmi, se ministri në largim, Damian Gjiknuri,në 31 dhjetor firmosi edhe koncensionin e fundit me vlerë 58 milionë euro. Bëhet fjalë për rehabilitimin dhe vënien në punë të termocentralit të Vlorës dhe ndërtimit të tubacionit Fier-Vlorë, të furnizimit me gaz të TEC-it.

Blen apartament te Fresku, pronari i tokës e kishte me certifikatë pronësie.

Artan Hazizaj bleu me para në dorë një apartament në zonën e Qesarakës. Kontratën e porosisë me firmën “Akil 2014 shpk” e bëri te noterja Elida Magani.

Por pasi e kishte rregulluar apartamentin e tij, e gjen një ditë të bllokuar e me bravë të ndryshuar nga Naim Reçeku. Ky i fundit kishte marrë apartamentin e Artanit dhe disa të tjerë si pronar toke nga investitori tjetër “Riviera shpk”.

Artan Hazizaj kërkon takim me noteren, e cila i thotë se do të flasë me 3 investitorët, që ose të marrë hyrje tjetër ose paratë.

Pronari Naim Reçeku: Të thashë edhe dje ty, ti mos më kërko shtëpi mua!

Qytetari: Po mirë, a më ke bllokuar derën? A shkove dhe më hoqe bravat dhe vendose çelësin ?

Pronari Naim Reçeku: Nëqoftëse ti do të shkosh në gjykatë, ti e fiton shtëpinë me gjyq? Po nuk e fiton mor çun, se nuk ke çertifikatën.

Qytetari: Unë kam paguar lekët me noter, kam bërë pagesën.

Pronari Naim Reçeku: Le ta kesh, o të lutem shumë mos e digj vetveten me këtë mendim! Shko në gjykatë dhe ku të duash, po do marrësh veten në qafë!

Qytetari: Shiko jemi të dy viktima dhe unë nuk e di viktimë e kujt jam.

Pronari Naim Reçeku: Unë nuk… shiko tani, unë nuk jam viktimë ore, se unë kam çertifikatën.

Qytetari: Ti ke marrë 11 hyrje që janë shitur dy herë. Ti s’ke probleme vetëm me mua. Ti do kesh probleme me gjithë banorët e tjerë.

Pronari Naim Reçeku: Unë me të vërtetë do kem problem me gjithë banorët, të gjithë janë të humbur me mua, se unë kam çertifikatën. Ti i ke parë çertifikatat. Faji është i noteres, që nuk e ka hap kompjuterin edhe të thotë, që këto hyrjet janë të shitura.

Qytetari: Po noterja e dinte që këto hyrje ishin të shitura ?

Pronari Naim Reçeku: Po s’i nuk e dinte.

Qytetari: Po kur e dinte noterja, si ma shiti edhe mua ?

Pronari Naim Reçeku: Ka marrë lekët ore! Në mënyrën më njerëzore, bjeri mbrapa! Kërkoji lekët ose kërkoji hyrje…

Qytetari: Unë hyrje o marrë atë o s’marrë fare, se s’më duhet hyrje tjetër.

Pronari Naim Receku-Nuk e di çfarë të them!

Artan Hazizaj kërkon takim me noteren, e cila i thotë se do të flasë me 3 investitorët, që ose të marrë hyrje tjetër ose paratë.

Qytetari-Tani si i bëhet, sepse mbani mend domethënë, e dini kontratën…?

Noterja Elida Magani- Po, normal…!

Qytetari-E mbani mend edhe që ia kam dhënë lekët, ulur në këto kolltuqe. Mbani përgjegjësi dhe ju, sepse edhe ju duhet t’i shihni, kur bëtë këto kontratat e porosisë. Dhe më e keqja akoma për një hyrje, ju keni bërë 3 kontrata porosie, ju, për një hyrje.

Noterja Elida Magani-Jo s’ka ndodhur!

Qytetari-Po, po, po, po…një hyrje në kat të pestë, jo hyrja ime, një hyrje e Ylberit, e dini shumë mirë, se ju ka ardhur Ylberi këtu!

Noterja Elida Magani-Është bërë lapsus ajo.

Qytetari-Nuk e di, por ju keni bërë 3 kontrata porosie, për një hyrje.

Noterja Elida Magani-Ka një ngatërresë.

Qytetari-Nuk dilte në sistem kjo, që ishte e pronarit të tokës?

Noterja Elida Magani-Nuk dalin ato! Kontratat e porosisë, janë në ajër!

Qytetari-Unë që kam paguar lekët tek noteri dalkam i humbur..!

Noterja Elida Magani-Jo, jo! Kjo është një kontratë, që ti ke paguar lekët dhe firma tashi është e detyruar, që…

Qytetari-Kush m’i kthen, sepse ky s’ka lekë!

Noterja Elida Magani-Po t’i kthejë ky, Akili.

Qytetari-Akili s’ka lekë.

Noterja Elida Magani-Do t’i gjejë Akili lekët.

Qytetari-Po ku do t’i gjejë lekët?

Noterja Elida Magani-Do t’i gjejë, ose do të japë hyrje tjetër. Po Artan, tashi kemi dalë që të të gjejmë një zgjidhje bashkë me “Rivierën”.

Gabimi i prokurorit, i mbajnë makinën të sekuestruar për 4 muaj.

Eldi Dushu tregon në “Stop”, se në 26 dhjetor 2016 bleu një makinë S klas 350 me benzinë nga një shok i tij.Por ndërsa udhëtonte drejt Kroacisë, makinën e sekuestrojnë në kufi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.Pas interesimit të gjatë, mëson, se gjithcka ishte një gabim i prokurorit Asllan Bajramaj, pasi informacioni i targave ka qenë i gabuar.Eldi thotë, se është blerësi i katërt i automjetit dhe tani makina me vlerë 18 mijë euro, ka 4 muaj, që prehet në drejtorinë e policisë Fier. Gazetarja takon prokurorin, i cili pranon, se ka gabuar dhe thërret Eldi Dushun për t’i njoftuar zhbllokimin e makinës së tij.