Sukses pas suksesi. Duket se bukuroshja shqiptare Dua Lipa ka vendosur që të ngjisë shkallët një ritëm mjaft të fuqishëm.

Këtë herë ajo është nominuar për të marrë çmimin Mercury Prize, një ndër më të rëndësishmit në Britaninë e Madhe. Këngëtarja shqiptare garon bashkë me emra të njohur si Stormyz, Laura Marling Michael Kiwanuka etj.

Më shumë artiste femra janë të nominuara për këtë çmim këtë vit sesa në çdo vit tjetër, me pesë femra solo dhe tre grupe femrash ku në total numri i tyre shkon në 12 kandidate. “Mercury Prize”, i quajtur më parë Mercury Music Prize, është një çmim vjetor muzikor që jepet për albumin më të mirë të publikuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua Lipa do të konkurrojë me albumin e saj “Future Nostalgia” që aktualisht është më i dëgjuari në Britaninë e Madhe.

Dy ditë më parë ky album shënoi rekorde klikueshmërie në Spotify me gati 1 miliardë, duke e renditur Dua Lipën artisten e parë femër që ndodhet në krye të klasifikimeve për më shumë se 2 muaj.

Ndërkaq edhe kënga e saj më e re “Un Dia”(Një ditë) është vendosur në krye ku në vetëm pak orë ka marrë mbi 4 milion shikime.

Ky hit është një bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, Tainy edhe ylli i “La casa de papel”, Ursula Corbero.

Klan Plus