Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa feston sot 25-vjetorin e lindjes. Ajo ka lindur më 22 Gusht 1995 në Londër dhe është vajza e Dukagjin dhe Anesa Lipa.

Mes shumë urimeve të fansave dhe miqve, më i veçanti është ai i babait të këngëtares, njëkohësisht edhe menaxheri i saj.

Dukagjin Lipa ka publikuar disa foto në profilin e tij të Instagram, ku shfaqet bashkë me Dua Lipën.

“25 vite që kur ke lindur dhe më ke bekuar. Tani je e rritur, por ti je akoma vogëlushja ime. Jam mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mahnitshëm. Do të më kesh gjithmonë duke u kujdesur për ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar ai.

Edhe pse vetëm 25 vjeç, Dua Lipa ka arritur disa suksese si fituese e çmimeve “Grammy” dhe “BRIT Awards”, si dhe albumi i saj është më i dëgjuari i një artisteje femër në historinë e Spotify. /tvklan.al