Historia e radhës në “Ka Një Mesazh Për Ty” vendosi në fokus dashurinë 65-vjeçare të Hatixhesë dhe Luanit. Hatixheja është halla e moderatorit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebreas.

Të tre u ulën në një kopsht trëndafilash për të shijuar mëngjesin dhe biseda rrodhi edhe te fëmijët. Dy djemtë e Hatixhesë dhe Luanit, Akseli dhe Ariani, jetojnë e punojnë në Francë dhe atyre iu mungojnë aq shumë, por ngushëllohen me takimet e shpeshta.

E ndërsa kujtojnë kohët e vjetra, pas tyre afrohen dy djemtë dhe i zënë në befasi. Hatixheja dhe Luani e gjejnë veten përpara surprizës, të shtangur e më pas shpërthejnë në lot gëzimi teksa i takojnë./tvklan.al