1/5 fëmijë të grupmoshës 11 deri 15 vjeç përdorin çdo ditë pije me sheqer. Specialistët e ISHP thonë se prevalenca e konsumimit të pijeve me sheqer në Shqipëri arrin në 20 %, duke qëndruar mbi normën e bashkimit europian.

Rudina Cumashi, specialiste e ISHP: 20 % e fëmijëve të moshës 11-13-15 vjeç konsumonin më shumë se një pije të embëlsuar çdo ditë, në krahasim me mesataren e Europës që ishte 15 %.

Sipas specialistëve, konsumimi i këtyre pijeve tek fëmijët sjell pasoja negative në shëndet.

Rudina Cumashi, specialiste e ISHP:  Konsumimi i tepërt apo në mënyrë të rregullt i  këtyre pijeve lidhet ngushtë me shtimin në peshë apo obezitetin, pasi këto pije nuk kanë vlera ushqyese që ndikojnë në zhvillimin dhe rritjen e shëndetshme të fëmijës. Rreziku i diabetit tip 2. studime të ndryshme kanë treguar lidhjen e konsumimit të sheqerit me probleme me ankthin dhe depresionin.

Pasojat e përdorimit të këtyre pijeve në fëmijëri do të reflektohen më pas edhe në moshën adulte.

Rudina Cumashi, specialiste e ISHP: Periudha kohore e përdorimi është afatgjatë kemi probleme shëndetësore si ato kardiake, goditje në tru, atak ne zemer, presion të lartë të gjakut, rritja të kolesterolit, probleme me mëlçinë dhe kockat.

Djemtë janë përdorusit më të mëdhenj të këtyre pijeve. Referuar raporteve, këto pije konsumohen më shumë nga 15-vjeçarët, sepse nga 11-vjeçarët.

Tv Klan