Një vaksinë për parandalimin e kancerit është duke u testuar tek qentë. Shkencëtarët po përgatiten për të testuar një ilaç që shpresojnë të trajnojë sistemin imunitar për të njohur dhe sulmuar një pjesë të veçantë të qelizave kancerogjene.

Ata kanë zgjedhur një pjesë të qelizave të kancerit, të cilat qelizat e bardha të gjakut normalisht iu bashkëngjiten dhe që ata besojnë se janë të zakonshme për kanceret e ndryshme.

Të mësuarit e trupit për të sulmuar këtë nënkupton se trupat e qenve kanë një linjë shumë të hershme të mbrojtjes kundër tumoreve.

Për shkak se kanceri tek qentë zhvillohet në mënyrë të ngjashme me njerëzit dhe mund të shkaktohet nga faktorë të ngjashëm mjedisorë, vaksina mund t’ju ofrohet një ditë edhe njerëzve. /klankosova