Teuta e mbylli më së miri ndeshjet fazës së grupeve në Ligën Ballkanike të Basketbollit. Skuadra durrsake i shkaktoi humbjen e parë bullgarëve të Beroes në këtë sezon, me rezultatin 87 – 85.

Teuta edhe pse e kishte siguruar më parë një vend në finalet e këtij turneu tregoi shpirt gare para publikut të saj të martën në “Ramazan Njala”. Realizuesi më i mirë ishte Endrit Hysenagolli me 25 pikë të shënuara.

Tv Klan