Endri Çekiçi pati një tjetër paraqitje të mirë me Olimpija në kampionatin slloven. Mesfushori shqiptar realizoi gol dhe dha pasimin për një tjetër në fitoren 4 – 2 ndaj Triglav të dielën në Ljubjanë.

Çekiçi po tregon në javët e fundit se është përshtatur me ekipin ku kaloi gjatë merkatos së Janarit. Endri Çekiçi më parë është aktivizuar me Kombëtaren Shpresa. Olimpija synon pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Gol edhe për mesfushorin tjetër shqiptar, Kristi Qose, por që luan në kampionatin sllovak. Afrimi më i fundit i Kombëtares realizoi në suksesin 3 – 2 të Ruzemberok ndaj ekipit që kryeson renditjen, Slovan Bratislava. Kjo fitore e ngjiti skuadrën e Qoses në zonën Europiane. Kristi Qose është nga shënuesit më të mirë te Ruzemberok.

Tv Klan