Vllaznia dhe Kukësi fitojnë në transfertë

Në ndeshjet e javës së 33 skuadrat pretendente bënë detyrën duke fituar, madje edhe jashtë fushe. Teuta vazhdon të mbajë ritmin në krye të renditjes. Durrsakët fituan 2-1 ndaj Kastriotit duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Vila në të parën dhe Bregu në të dytën. Goli i krutanëve në minutën e 71 nuk ndryshoi rrjedhën e lojës.

Fitoi edhe Vllaznia ndaj Bylisit me golin e vetëm të Avdiajt që i mban ata në vendin e tretë të renditjes. Kukësi fitoi 3-0 ndaj Apolonisë dhe tashmë është në zonën e sigurtë të kampionatit. Skuadra e Mirel Josës nuk rrezikon të zbresë në Play-Out.

Laçi nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim pa gola ndaj Skënderbeut.

Tv Klan