Familjet e yjeve të futbollit patën eksperienca negative me huliganë anglezë, të cilët pa bileta u turrën drejt stadiumit “Wembley” për të parë finalen e Euro 2020 kundër Italisë. Ata ishin viktima të tentativave për t’u vjedhur biletat në hyrjet në stadium, e gjithashtu qëndruan në radhë të gjata, ku pati përplasje.

Të shumta ishin familjet që panë se vendet e tyre ishin të zëna nga huliganë. Gjatë mbrëmjes finale u arrestuan 53 persona nga policia londineze. Andrea, djali i trajnerit të Italisë, Roberto Mançini, u detyrua ta shikonte pjesën e parë i ulur në shkallët e stadiumit, për shkak se vendi i tij ishte zënë.

Në stadium ishin vetëm 450 oficerë, ndërkohë që numri i njerëzve të grumbulluar për ndeshjen shkoi deri në 100 mijë.

Kaosi në “Wembley” i ka krijuar probleme të mëdha Federatës Angleze të Futbollit.

UEFA ka ngritur akuzë, ndërkohë që si Britania e Madhe ashtu edhe Irlanda mund të penalizohen nga mosmenaxhimi i finales së Euro 2020, duke mos iu marrë në konsideratë aplikimi që kanë bërë për të pritur Kupën e Botës në 2030.

Klan News