Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi prerazi nga Samiti i Diasporës që u mbajt në Tiranë, se nuk do të ketë kurrë shkëmbim të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Thaçi u shpreh se nuk do të lejojë organizimin e ndonjë konference ndërkombëtare, ku merr pjesë edhe Rusia, duke u shprehur kundër  idesë për krijimin e një Unioni Ballkanik.

Bashkimi i shqiptarëve ishte edhe për Kryeministrin Rama kryefjalë e fjalimit të tij, kur tha se Kososva ndodhet përballë një sfide historike që përcakton të ardhmen e brezave që vijnë.

Momentet më të rëndësishme të kombit, sipas Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti kanë qenë të motivuara nga diaspora.

Njëzëri përfaqësues të lartë të shtetit të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut uruan që kandidati i partive shqiptare të dalë fituese në zgjedhjet për Komunën e Tuzit në Malin e Zi.

Tv Klan