Armëpushimi i ofruar nga Izraeli të shtunën ka zgjatur shumë pak. Ashtu siç kishte premtuar se nuk do të reshtë së luftuar derisa trupat izraelite të largohen nga Gaza, Hamas ka hedhur disa raketa nga veriu drejt Izraelit. Forcat tokësore dhe ajrore të këtij të fundit kanë reaguar menjëherë duke sulmuar disa objektiva të Hamasit. Me nënshkrimin e armëpushimit të njëanshëm të shtunën, Izraeli paralajmëroi se nuk do të largohet nga territori i Rripit të Gazës pa u siguruar se nuk ka rrezik as për rajonin dhe se nuk do të ketë më sulme ndaj tij dhe Telavivi e mbajti fjalën.

Nga ky konflikt 3 javorë Hamas është dobësuar dukshëm dhe infrastruktura e tij është dëmtuar rëndë, por ndërsa lajmi i armëpushimit të arritur është pritur mirë në perëndim. Irani e ka konsideruar atë si simbol të humbjes.

Por sot është parashikuar një samit i paqes në Sharm El-Sheikh, ku do të marrin pjesë liderë të shumë vendeve të botës që kanë vendosur të impenjohen në frontin diplomatik për zgjidhjen e krizës në Gaza. Konflikti numëron 12000 viktima dhe mbi 5000 të plagosur, mes të vdekurve 410 janë fëmijë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle

Montazh: Vilma Halilaj