Sfida e vlefshme për Champions League

Tirana humbi 1-0 në Luksemburg. Ndaj skuadrës vendase, Dudelange sfida ishte e vlefshme për turin e parë eliminator të Champions League. Kjo është një humbje fort e hidhur për bardheblutë që gjithsesi kanë ende shpresa për kualifikim. Goli i pësuar mund të përmbyset në përballjen e kthimit pas një jave.

Ndeshja e parë ishte e luftuar nga të dy ekipet, me vendasit disi më agresivë në pjesën e parë e cila përfundoi pa gola. E dyta ishte edhe më me ritëm. Që në fillimin e saj skuadra vendase u gjend me 10 lojtarë. Kirsh ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj Totre dhe ndëshkohet me të dytin e verdhë. Epërsia numerike zgjati vetëm 14 minuta, pasi Vesel Limaj shkaktoi faull duke u ndëshkuar edhe ai me kartonin e dytë të verdhë.

Tri minuta pas këtij episodi, përfitoi Dudelange duke shënuar. Pas një harkimi nga e majta, Hasan gjuan me kokë. Topi preku shtyllën dhe më pas përfundoi në rrjetë. Administrimi rezultatit nuk ishte i vështirë nga vendasit. Ndeshja e kthimit do të luhet më 12 korrik në “Air Albania”.

Tv Klan