Java e 26-të rezervon përballje të lehtë të paktën në letër për kampionët në fuqi të Superligës, Tiranën.

Bardheblutë presin Apoloninë të dielën. Gjithsesi për trajnerin Orges Shehi do të ishte një gabim i rëndë nëse nuk do të vlerësohej kundërshtari.

“Nuk mendoj se ka përballje të lehta. Ndeshjet që duken të lehta në letër bëhen të vështira në fushë. Pra është një kundërshtar pavarësisht pozicionit që ka, meriton vlerësim dhe do gabojmë rëndë nëse nuk do t’i japim vlerësimin e duhur”, u shpreh Shehi.

Me një ekip që lufton për mbijetësë, Skënderbeun, do të përballet Kukësi. Për trajnerin, Mirel Josa asgjë nuk do jetë e lehtë për të arritur tek 3 pikët.

“Të themi të drjetën, pauza ka shërbyer. Bëmë ndeshje shumë të ngjeshura më parë. Rezultatet nuk ka nevojë t’i përmend, i shikoni vet që nuk janë ato që ne presim nga skuadra. Luajmë me Skënderbeun i cili ka treguar një nivel në rritje”, tha Josa.

Duhet të jemi të përqendruar që mos të thellojmë gabimet tona që kanë qenë të shumta këto kohë.

Sfida tjetër e së dielës është ajo mes Bylisit dhe Kastriotit.

Klan News