Një mot i pazakontë ka prekur Gjermaninë gjatë orëve të fundit.

Tornado të fuqishme goditën veriun e vendit, duke dëmtuar dhjetëra banesa kryesisht në zonat pranë Berlinit.

Erërat e forta arritën një shpejtësi prej mbi 200 kilometrash në orë.

Në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në jug temperaturat kanë arritur në 35 gradë Celsius çka është bërë shkak për zjarre masive në pyjet e jugut.

Tv Klan