Vendimi merret në takimin e fundit me Presidentin e FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit i ofron një kontratë të re 4-vjeçare Edy Reja për të vazhduar në drejtimin e kombëtares.

Burime për Televizionin Klan shprehen se ende kjo marrëveshje nuk është konkluduar, por priten zhvillime në ditët në vijim. Palët edhe më parë kanë shprehur gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin.

Trajneri ka pak muaj me kuqezinjtë dhe gjatë kësaj kohe ka punuar shumë për rinovimin e grupit. Nën drejtimin e Edy Reja, Kombëtarja luajti 8 ndeshje të kualifikueseve të Euro 2020, nga të cilat fitoi 3, barazoi 1 dhe humbi 4.

Gjatë të martës, mediat italiane publikuan lajme të ndryshme. Sipas “Gazzetta dello Sport”, divorci mes Edy Reja dhe Kombëtares Shqiptare është i pashmangshëm. Ndërsa “Corriere dello Sport” shkruan se Reja do të qëndrojë, duke iu referuar pikërisht fjalëve të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për këtë gazetë.

Tv Klan