Ikona e modës Sarah Jessica Parker gjithandej me tuta

Tutat e ngushta në fund e të lirshme lart janë kthyer në trend që prej fillimit të pandemisë për rehatinë që ofrojnë dhe faktin se puna në shtëpi i ka bërë të gjithë të shkojnë drejt tyre.

Prej javësh kemi edhe konfirmimin e personazheve publikë për këtë trend. Nga Kylie Jenner tek modelet më të njohura, të gjitha po veshin tuta, e po i kombinojnë me taka.

Sarah Jessica Parker është një person që bën diferencën dhe kur vjen puna tek moda dhe eleganca, kombinimet i kanë peshë.

Javët e fundit, ikona e modës është fotografuar gjithandej me tuta, të cilat i kombinon me taka. Ajo ka dhe një veçanti. I ngre tutat deri në gjunjë ose kyçe duke ju dhënë njëfarë delikatese.

Pranvera 2021 do një palë tuta me ngjyra në dollap, ose disa pale dhe taka.

Klan News