Yll i “I May Destroy You” fituesja e madhe

“Unë Mund të të shkatërroj ty”, ishte fituesja e madhe në çmimet BAFTA të Britanisë, duke çuar në shtëpi çmimet për miniserialin dhe aktorja më e mirë protagoniste. Shfaqja, e cila i përafrohet historisë së një gruaje që përpiqet të rindërtojë jetën e saj pas një sulmi seksual me momente humori të errëta, kishte marrë më parë çmime nga Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit për regji, redaktim dhe shkrim.  “Jo vetëm që Arabella është dikush që ngjason me mua, por është ajo gruaja që përfaqëson shumë gra që nuk janë pjesë e ekranit. Ajo është e çrregullt dhe nuk është e përsosur,” tha Michaela Coel me lot në sy duke iu referuar karakterit të personazhit.

Një pjesë e të nominuarve ishin prezent përgjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ndërsa aktorë të tjetër qëndruan online.

Trupa e Vallëzimit “Diversity” fitoi çmimin Must See Moment si më e votuara për performancën e tyre kushtuar George Floyd.  Ndërsa çmimi i dramës më të mirë shkoi për thrillerin “Save Me Too”, me protagonist Lennie James si një baba me probleme të shëndetit mendor që kërkon vajzën e tij të zhdukur.

Klan News