Ulet me 9 lekë nafta dhe me 12 lekë benzina

Pa kaluar 24 orë nga vendimi i fundit, Bordi i Transparencës u mblodh sërish të mërkurën duke vendosur për një ulje të çmimit të karburanteve.

Në pikat e shitjes me pakicë, nafta tregtohet me 9 lekë më pak, duke u rikthyer ne çmimin e 243 lekëve për 1 litër nga 252 lekë që shitej me parë.

Po ashtuedhe benzinablihet me 12 lekë më pak. Me vendimin e ri të Bordit të Transparencës drejtuesit e automjeteve paguajnë 229 lekë për një litër benzinë, nga 241 lekë që ishte më parë.

Çmimi i gazit të lëngshëm për automjetet mbetet i pandryshuar, duke qëndruar në çmimin 81 lekë për litër.

Bordi bën të ditur se çmimet e miratuara prej tij tregojnë nivelin tavan dhe operatorët e karburanteve mund t’i shesin ato edhe më lirë.

Në rast se konstatohen shkelje të çmimeve tavan do të vendosen nga gjoba e deri në pezullim të aktivitetit.

Tv Klan