Nuk pranojnë të hapin auditorët: Mësimi sërish online

“Shkollat duhet të hapen në vjeshtë”. Ishte kjo deklarata e bërë dy ditë më parë nga presidenti amerikan Donald Trump ku kërkoi nga të gjithë autoritetet që me ardhjen e vjeshtës, nxënësit brenda vendit dhe ata që kanë ardhur të studiojnë në SHBA t’i rikthehen auditorëve.

Por Universiteti i Harvardit dhe Instituti Teknologjik në Massachusset kanë depozituar një padi ndaj administratës së Trump, lidhur me faktin që kërkojnë që studentëve ndërkombëtarë që të rikthehen në kampuse, në të kundërt nuk do t’iu rinovohet viza studentore.

Zyrat për emigracionin në SHBA kanë deklaruar se nëse këta studentë do të duan që të mbajnë vizën që kanë ose duhet të ndjekin programet që ofron klasa dhe të kthehen në auditorë, ose të largohen përfundimisht nga vendi.

Ndërkaq një pjesë e madhe e universiteteve kanë deklaruar se do të vijojnë të zhvillojnë mësime online, nisur edhe nga situata që paraqitet në SHBA aktualisht. Një ditë më parë ishte Harvardi ai që vendosi që mësimi do të mbetet online deri në 2021, pasi një valë e dytë pandemisë pritet të përfshijë të gjithë botën me ardhjen e vjeshtës.

Në padinë e ngritur thuhet gjithashtu se për studentët të cilët nuk do t’iu rinovohet viza, rikthimi i tyre në vendet nga vijnë është edhe më i rrezikshëm për shkak të pandemisë, madje edhe me një kosto shumë të lartë.

Sipas New York Times, 5.5 % e studentëve në SHBA janë të huaj, ndër ta nga Kina, India, Koreja e Jugut, Arabia Saudite dhe Kanadaja. Pagesat e shkollimit që ata paguajnë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të të ardhurave në shumë universitete.

Shkollat si të ciklit të ulët dhe të lartë janë kryesisht nën juridiksionin e qeverive shtetërore dhe vendore dhe hapja e tyre do të varet nga përhapja e pandemisë.

Klan Plus