Ushtria nuk bën komente. Analistët: E paprecedentë

Një deklaratë e papritur e presidentit amerikan Donald Trump kundër Pentagonit ka shtuar tensionet mes tij dhe krerëve të ushtrisë. Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Tramp i etiketoi krerët e Pentagonit si shërbyes të industrisë së armatimit.

Nuk po them se ushtria më do. Ushtarët po. Ndërsa njerëzit në krye në Pentagon, siç duket jo, sepse ata nuk duan gjë tjetër veçse të bëjnë luftëra në mënyrë që të gjitha ato kompanitë e mrekullueshme që bëjnë bomba e avionë e gjëra të tilla, të kënaqen”, tha Trump.

CNN e komenton këtë deklaratë si një sulm të paprecedentë që Trump bën ndaj krerëve të ushtrisë që ai vetë ka emëruar. Nuk është e qartë pse shefi i Shtëpisë së Bardhë lëshoi të tilla akuza ndaj krerëve të ushtrisë, teksa Pentagoni nuk ka bërë asnjë koment.

Por analistë të ndryshëm që e njohin marrëdhënien e presidentit me drejtuesit e Departamentit të Shtetit thonë Trump ka mbetur i pakënaqur nga krerët e ushtrisë dhe sekretari Esper, pasi nuk pranuan nxjerrjen e ushtrisë në rrugë për të rikthyer qetësinë në zonat e përfshira nga protestat e dhunshme dhe revoltat që shkaktoi vrasja nga policia e afro-amerikanit Xhorxh Flloid më 25 maj në Mineapolis.

Tv Klan