Një 15-vjeçare në Indinë veriore është kthyer në epiqendrën e misterit mjekësor, ndërsa doktorët mendojnë se gjendja e saj është tërëisht e pamundur nga ana shkencore.

Për të paktën dy muaj, prindërit e Saadiya kanë deklaruar se 10-15 gurë kanë dalë prej syve të saj Në një video, mund të shihet një kokërr në pjesën e sipërme të kapakut të syrit të saj të majtë. Një person jashtë kamerës e fërkon lehtësisht dhe më pas, një kokërr që ngjason si një gur i vogël, bie nga syri dhe pas disa minutash, kjo përsëritet në syrin tjetër.

Vajza është shtruar në spital, ndërkohë që mjekët nuk ia kanë idenë se çfarë po ndodh. Deri më tani, ajo nuk dihet të vuajë nga ndonjë sëmundje.

Gjendja e Saadiya ka shkaktuar frikë te banorët e fshatit pasi mendojnë se ajo ka rënë pre e një magjie ose mund të jetë një epidemi e rrezikshme./tvklan.al