Një biznesmen italian që kishte ndërmjetësuar për blerjen e një prone luksozë për Vatikanin në Londër të Britanisë së Madhe, është arrestuar nga policia e Vatikanit.

Kjo për shkak të çmimit të diskutueshëm të kësaj prone. Gianluigi Torzi akuzohet për zhvatje, përvetësim, mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.

Bëhet fjalë për një marrëveshje 200 milionë Dollarëshe, për blerjen e kësaj prone nga Vatikani. Dyshohet se çmimi është i ekzagjeruar dhe për këtë akuzohet biznesmeni i cili ka luajtur rolin e ndërmjetësit.

Torzi aktualisht mbahet në paraburgimin e Vatikanit dhe rrezikon 12 vite burgim nëse shpallet fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij.

Papa Francesku ka reaguar duke thënë se disa pjesë të marrëveshjes janë korruptive. Në fillim të kësaj jave, Papa nxorri edhe një ligj që synon të rrisë transparencën financiare të Vatikanit. /tvklan.al