Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare këngëtari Franco Battiato

Pas një lufte të gjatë me sëmundjen e Alzheimer shuhet në shtëpinë e tij në Milo, në Siçili, këngëtari i famshëm italian Franco Battiato. Këngëtari italian ka lindur më 23 Mars 1945. Battiato arriti një popullaritet të madh pasi këndoi në disa zhanre muzikore.

Për shumë njerëz do të mbetet një “qendër e gravitetit të përhershëm”, siç shkruhet në një prej këngëve të tij më të famshme dhe vdekja e tij ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm në muzikën italiane, të cilës ai i ka dhuruar këngë të paharrueshme si “La cura”, “Voglio vederti danzare” apo “Bandiera Bianca”.

Battiato mungonte në skenat muzikore dhe artistike që prej 2017, kur gjatë një incidenti u detyrua të ndërpresë një turne koncertesh.

Më ndarjen e tij nga jeta në moshën 76-vjeçare, muzika humbi një artist të madh, por fat i madh është vepra që ka lënë pas. Me ironinë e tij karakteristike dhe sensin e lartë të humorit i dha shumë artit italian.

Klan News