Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter shprehet se kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar gjyqin me demokraten Jorida Tabaku.

“Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje!”, shkruan Rama ndërsa ka shpërbdarë edhe një foto nga vendimi i gjykatës.