“I trajtojnë njerëzit si kokoshka”

Njësia 4 në kryeqytet ishte ndalesa e radhës e kryebashkiaut të Tiranës në bisedimin e tij me qytetarët për zgjedhjet e 25 Prillit. Ai theksoi se ka ardhur koha për të vënë prioritet familjen, jo flamujt e partive.

“Besoj fort se nëse bëhemi bashkë, t’i hedhim dorën në krah secilit e t’i themi eja në rrugën tonë! Kush ka respekt për veten thotë: Familja ime e para, pastaj politikanët! Nëse mendon secili për të mirën e familjes së tij, shkon pas politikës që kujdeset për njerëzit”

Ai zgjodhi të flasë sërish për Lëvizjen Socialiste për Integrim duke kujtuar kohën ku braktisën Këshillin Bashkiak.

“Ata s’duan t’ia dinë, njerëzit i kanë kokoshka. Nuk e shohin pushtetin si mundësi për të bërë punë, por për të ndarë plaçkë. Një nga arsyet përse është shkërmoqur LSI dhe pse edhe në Kombinat na u bashkuan 13 degë të LSI, është se kanë falimentuar moralisht”

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj kërkoi prej qytetarëve të bashkohen me ta, për të ardhmen.

Ndërkohë Veliaj inspektoi edhe punimet për ujësjellësin në Kinostudio, prej te cilit do të përfitojnë 2400 banorë.

Tv Klan