“Ne nuk bëjmë propagandë, informojmë qytetarët”

Kryeministri Edi Rama e ka etiketuar sërish kreun e opozitës Lulzim Basha, si një person që preferon gjumin dhe që nuk e ka qejf punën. Teksa inspektoi punimet për ndërtimin e shtëpive të reja në kuadër të procesit të rindërtimit në Zall-Herë, Rama tha se reagimi institucioneve shtetërore menjëherë pas tërmetit të vitit të shkuar as që mund të imagjinohej nëse në krye të qeverisë do të ishte kreu aktual i opozitës.

Kreu i qeverisë i doli në krah edhe Kryebashkiakut Veliaj sa i përket gjobës së KQZ-së, duke theksuar se puna për rindërtimin nuk është propagandë. Për kryeministrin mandati i tretë qeverisës për socialistët është një domosdoshmëri për të vijuar ato që ai i konsideroi beteja me pasojat e tërmetit dhe pandemisë.

Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se në këtë njësi ka përfunduar ndërtimi lotit të parë me 54 shtëpi nga 104 në total që janë në proces.

Tv Klan