Vetëm 3 pacientë me Covid në infektiv

Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” i kthehet normalitetit. Brenda kësaj jave kushdo që ka një problem shëndetësor urgjent do të marrë shërbim në QSUT. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare në ministrinë e shëndetësisë.

Prej pak ditësh, urgjenca e QSUT ka dhënë shërbim kirurgjikal vetëm gjatë fundjavës, duke i drejtuar rastet që kërkonin ndihmë mjekësore drejt spitalit të traumës. Ky i fundit ka mbajtur peshën e të gjitha urgjencave kirurgjikale gjatë pandemisë. Ky spital ndërkohë do të vijojë të presë të gjitha rastet e traumave.

Tashmë me  rastet sporadike të të prekurve me Covid, shërbimet e urgjencës do të vijojnë të funksionojnë si përpara pandemisë. Ku një ditë në javë urgjencat do të kalojnë tek trauma, dhe një ditë tjetër tek sanatoriumi. Ndërsa 5 ditë të javës kushdo që ka urgjencë mjekësore do të drejtohet  në QSUT.

Para afro dy javësh,  sanatoriumi iu rikthye normalitetit  u mbyll si spital Covid duke iu rikthyer shërbimit për të sëmurët me probleme të pulmoneve. Aktualisht si spital që trajton pacientët me koronavirus është vetëm ai infektiv por edhe ai ka një numër minimal të shtruarish. Këtë të hënë aty gjendeshin vetëm 3 pacientë, numri më i ulët që nga nisja e pandemisë.

Tv Klan