Vijon prej tri ditësh operacioni për asgjesimin e parcelave të kanabisit në Krujë. Klan Neës ka mësuar se edhe ditën e sotme efektivët janë në terren dhe po Punohet për arrestimin e të shpallurve në kërkim.

Ka dyshime se këta persona fshihen në zonën e Krujës. Operacioni mbikëqyret nga RENEA, FNSH, Policia e Durrësit dhe Policia e Shtetit.  Rreth 20 mijë kubik e fidanë kanabis sativa u asgjësuan nga policia gjatë një operacioni antidrogë të kryer në fshatrat Nikël, Halil dhe Arramerras në Krujë. 

Policia bëri të ditur se si rezultat i këtij operacioni në fshatin Halil u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llamba.

Në total në përfundim të këtij operacioni numri i të arrestuarve shkoi në 16 persona, ndërmjet të cilëve edhe kryeplaku i fshatit Halil si dhe dy elektricistë të cilët të zonës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë evidentuar konsumimin e madh të energjisë që përdorej në laboratorin e drogës.

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim edhe 24 persona të tjerë, ndërsa dy kryepleq të dy fshatrave të tjerë po hetohen në gjendje të lirë./tvklan.al