Në vitin 2020 u sekuestrua mbi 1.5 tonë kanabis

Rajoni kufitar mes Greqisë dhe Shqipërisë është i vështirë për t’u kaluar sepse prej kohësh monitorohet edhe nga forcat policore evropiane të FRONTEX por me gjithë këtë ka mbetur një nga rrugët më të rëndësishme të kontrabandës së drogës në Evropë. Njësia shqiptare kundër drogës zhvillon shumë kontrolle, por shpesh gjen vetëm drogat që kanë lënë kontrabandistët.

Në vitin 2020 u sekuestrua mbi 1.5 tonë kanabis. Bandat shqiptaro greke sipas “DW” po bëhen gjithnjë e më brutale dhe shumë janë të armatosur me Kallashnikov kur sjellin “mallin” në Greqi ndaj situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Kontrabandistët e kalojnë shpesh kufirin gjatë natës me çanta shpine të mbushura plot me drogë dhe më pas fshihen poshtë trungjeve të pemëve. Kufiri me Shqipërinë është shumë i gjatë, 300 kilometra, dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u mbikëqyrur.

Policia e ka të qartë se mund të kapë vetëm një pjesë të sasisë së kanabisit që vjen nga Shqipëria.

Edhe forcat e sigurisë në Shqipëri demonstrojnë vigjilencë në rajonin kufitar. Qeveria në Tiranë ka premtuar vazhdimisht se do ta luftojë kontrabandën e kanabisit që shkon në Bashkimin Evropian nëpërmjet Greqisë. Por prodhimi i drogës me sa duket vazhdon pa u ndalur. Një pjesë e tyre shtrihen në zonën kufitare me Greqinë. Shqipëria sipas “DW” është prodhues i kanabisit dhe gjithashtu furnizuesi më i madh në Evropë. Një çantë shpine me kanabis ka një vlerë tregu prej 50,000 eurosh.

Banoret jetojnë me frikën prej kontrabandistëve, sepse në fshatin e tij ka pasur një numër vjedhjesh dhe madje edhe një vrasje nga një kontrabandist shqiptar droge.

Policia e qytetit kufitar të Janinës do të përforcojë sërish mbrojtjen e fshatrave kufitar nga bandat e drogës.

Me gjithë arrestimet numri i kontrabandistëve shtohet, sepse varfëria në Shqipëri dhe fitimet e mëdha bëjnë që bandave të kontrabandistëve t’u shtohen gjithnjë e më shumë anëtarë të rinj.

Klan News