Ky spektakël fishekzjarresh mbi sheshin Skënderbej njoftoi ndërrimin e viteve.

Në këtë magji ngjyrash kemi lënë pas 2018-ën me shpresën se viti i ri do të jetë më i mbarë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.”

Të shumtë ishin qytetarët që zgjodhën ta prisnin 2019 në shesh. Urimet për një vit të mbarë dhe të begatë ishin kryefjala e mbrëmjes.

Festa në qendër të kryeqytetit nisi në orën 22:30 të mbrëmjes me Koncertin e Vitit të Ri të organizuar nga Bashkia e Tiranës, ku performuan këngëtarët e njohur  si Evi Reçi, West Side Family, Eneda Tarifa, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Flori Mumajesi etj. Ata që munguan në shesh e ndoqën përmes ekranit të Tv Klan.

Festës ju bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, duke e cilësuar 2019 një vit më të mirë për Tiranën.

“Tirana është sot vendi i të gjithëve, ëndrra e çdo shqiptari për t’ia dalë në Tiranë! Ndaj, miqtë e mi, së bashku kemi bërë mrekullinë, kemi realizuar ëndrrat tona dhe jam i bindur se në vitin 2019, prapë bashkë, do të kemi qytetin më të mirë të shqiptarëve.”

Nuk ishte kaq festive atmosfera nëpër lagjet e Tiranës. Po siç duket vendimit të qeverisë për të mos lejuar përdorimin e fishekzjarreve dhe lendëve plasëse gjatë ndërrimit të viteve jo të gjithë iu bindën.

Për natën e ndërrimit të viteve u angazhuan mbi 2 500 punonjës policie në të gjithë vendin, si dhe qëndruan në gatishmëri ambulancat dhe zjarrfikëset.

Tv Klan