Stina e reshjeve ka ikur, por qytetarët nuk i kanë hequr çadrat, pasi është një nga mënyrat për t’u mbrojtur nga dielli i fortë dhe vapa e madhe.

I nxehti i këtyre ditëve  është edhe më i padurueshëm në ambiente të hapura. Rritja e temperaturave është pasojë e të nxehtit afrikan që po prek vendin tonë.

Sipas sinoptikanëve muaji qershor ka shënuar 7 gradë mbi vlerat normale.

Edhe muajt e ardhshëm temperaturat priten të jenë të larta duke sjellë një  verë të nxehtë dhe të thatë.

Reshje shiu do të shfaqen vetëm në zonat malore.

Tv Klan