Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Moti i mirë ka rikthyer edhe turin e udhëtimeve të dëshpëruara. Këtë radhë pre e skafistëve janë edhe familjet kosovare që duan të bashkohen me familjarët në mbarë europën. Dhe gjithçka starton nga Vlora. Qyteti kontradiktorë i kryengritjeve, i ilegalitetit po edhe i solidaritetit.

Edhe vetë i shumë përfoluri Zani Caushi ka pritur në familjen e tij sipas rrjetit televiziv Rai Uno dy familje kosovare. E megjithatë tregtia e gjësë së gjalle mbi Adriatik ka filluar të lulëzoj. Vetë këshilli i komunës së Vlorës ka denoncuar rinisjen e trafikut. Pasi mbrrijnë nga Durrësi apo qytete të tjera me automjete private ata presin radhën për të kapërcyer Adriatikun.

Duke paguar një mijë marka gjermane për të rriturit dhe 500 për fëmijët. E megjithatë ata që i kanë e ndjejnë veten me fat përball tmerrit të luftës çadrave apo tendave prej refugjati./tvklan.al

Gazetare – Eni Vasili