Opozita po lufton të anulojë marrëveshjen e Prespes

Ndërsa po bëhet e qartë se VMRO DPMNE nuk do të gjej partner shqiptar që do të votojë për anulimin e Marrëveshjes së Prespës, kryesia e kësaj partia ka filluar të kërkojë çdo ditë e më zëshëm 2/3 që ta arrijë qëllimin. Madje nënkryetari i kësaj partie, tha sot se nëse marrin besimin e qytetarëve, ekziston mundësia që ta formojnë të vetëm qeverinë e ardhshme.  Kështu nuk mendojnë partitë shqiptare…

VMRO DPMNE çdo ditë e më zëshëm po kërkon 2/3 të deputeteve që ta kthej emrin e vjetër të shtetit. Pasi u bë e qartë se për një gjë të tillë nuk do të gjejë partner tek partitë shqiptare, tanimë kanë filluar të flasin edhe për mundësinë që VMRO DPMNE ta formojë e vetme qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve të prillit.

“Nënkryetari i juaj, por tanimë edhe kryetari po kërkon shumicë prej 2/3… A do të thotë kjo se ekziston mundësia që ju të formoni qeveri pa koalicion, pa parti shqiptare? Sigurisht që ne presim që pas këtyre zgjedhjeve do të kemi mundësinë që vet ta formojmë qeverinë por për këtë na duhet besimi i qytetarëve.”

E partitë shqiptare e mendojnë krejtësisht të kundërtën.

“ Qeveri pa shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk mund të ketë! As sot, as nesër, as kurdoherë! Ndryshim të Kushtetutës pa votat e shqiptarëve në Kuvend nuk mund të ketë, dhe asnjë parti e cila pretendon të ndryshon Marrëveshjen e Prespës, ndryshimet e kushtetutës, Marrëveshjen e Ohrit dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë nuk do të gjej partner tek Bashkimi Demokratik për Integrim”.

“ Dihet se Maqedonia dhe institucionet këtu ne vend është e pamundur të funksionojnë pa ndonjë partneritet me partitë politike shqiptare, e cila është boshti i sigurisë dhe qëndrueshmërisë së institucioneve në vend. Prandaj, çdo deklaratë e kësaj natyre e shoh më tepër si fluskë e brendshme, për nevojat e brendshme, për elektoratin e brendshëm, për përfitime të brendshme politike e jo me ndonjë domethënie apo vlerë se diçka e tillë mund të ndodhë”.

Grubi dhe Zendeli kujtojnë se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa votat e shqiptarëve. Deputeti Zendeli ua rikujtoi VMRO DPMNE-së se marrëveshjet janë të ratifikuara në Kuvendin republikan dhe nuk janë çështje dëshirash të partive apo individëve.

Tv KLan