Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka viziton dy efektivët e kontigjentit EOD, të plagosur një ditë më parë në Letoni  Xhaçka vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në Riga East University Hospital. Gjendja shëndetësore e Major Tanushit është e rënduar.

Efektivi i Forcave të Armatosura ndodhet nën mbikëqyrjen intensive të mjekëve.

Xhaçka vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn,  i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni dhe është në gjendje të mriz shëndetësore.

Ceremonia shtetërore e lamtumirës për Nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 Maj 2019. Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në Atdhe ditën e enjte, më datë 9 dhe do të transportohet me avion ushtarak.

Efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë.

Trupi i saj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e më pas do të dërgohet pranë familjes së saj.

/tvklan.al