Njëra nga vajzat që ka pasur një takim të gjatë romantik me Saimirin, ka qenë edhe Xhesi.

Bukuroshja nga Shkodra ka kaluar një ditë mjaft të këndshme me 33-vjeçarin, teksa kanë vizituar qytetin e saj.

Veç të tjerash, Xhesi i ka shpjeguar Saimirit legjendën e Kalasë së Rozafës, si edhe muzeun.

Saimiri: Eh moj shkodrane! Na ka ardhë goca në Shkodër. Meqë kishe qejf ta bënim një takim në Shkodër, thashë pse jo. Ta njoh edhe unë pak Xhesin, por edhe Shkodrën, se ju shkodranët jeni fisnikë.

Xhesi: E kemi Shkodrën të shenjtë, mos na e prek!

Saimiri: Po prindërve u ke thënë që do shkojmë në Shkodër?

Xhesi: U kam thënë, janë shumë të emocionuar. Shoqet e mia më thonin ku do shkoni se do vijmë edhe ne aty. Ja kalaja!

Saimiri: Mahnitëse, shumë e veçantë! Bëra mirë që erdha në Shkodër!

Xhesi: Kjo kala është ndërtuar që në lashtësi dhe thuhej se është ndërtuar nga tre vëllezër që e ndërtonin ditën dhe ajo shembej natën. Një ditë pyetën një plak të motshëm dhe ai tha që këtu duhet të bëhet një sakrifikë njerëzore.

Shkoni në shtëpi dhe mos u tregoni grave tuaja. Të nesërmen, cila nga nuset do jetë ajo që do sjellë bukën, do muroset në këtë kala. Dy vëllezërit e parë nuk e mbajtën fjalën dhe u treguan grave.

Ndërsa nusja e tretë, Rozafa, e cila kishte edhe një foshnje të vogël, erdhi të nesërmen dhe ajo pranoi të murosej, për hatër të fëmijës së saj, për të ardhmen e tij, për hatër të kalasë që mbronte qytetin e Shkodrës.

Saimiri: Shumë histori e dhimbshme! Femrat dhe nënat shqiptare gjithmonë kanë bërë sakrifica./tvklan.al