Kryeministri apelon qytetarët të vaksinohet

Duke sqaruar se vaksinimi nuk dhemb, por ngjan me një “pickim”, Kryeministri Zoran Zaev pasi e pranoi vaksinën kundër virusit korona bëri thirrje që sa më shumë qytetarë të paraqiten për vaksinim përmes internetit ose te mjeku amë.

“Me rëndësi është që masivisht të merret pjesë në këtë proces të imunizimit masiv që ta ndryshojmë pasqyrën e epidemisë në kuptim pozitiv dhe ngadalë të hyjmë në arritjen e imunitetit kolektiv.”

Zaev e pranoi dozën e parë të vaksinës kineze Sinofarm, nga e cila për momentin ka sasi më të mëdha, por rreth së cilës u ngritën polemika për procedurën e furnizimit. Opozitarja VMRO-DPMNE pohon se ka dokumente që vërtetojnë se furnizimi është bërë përmes një kompanie ndërmjetësuese dhe për këtë arsye shteti ka shpenzuar dyfish më shumë para, por Kryeministri këtë e hedh poshtë.

“Paradhënia që kemi provuar për herë të parë në sigurimin e vaksinës Sinofarm, sigurisht që është kthyer, asnjëherë nuk është dërguar. Besoj se ekziston procedurë për deklasifikimin e dokumenteve, pse jo, duhet ta dinë qytetarët. Çmimet janë të njohura për të gjithë në botë, për të gjitha shtetet tjera edhe në kontinentin evropian, edhe në botë, edhe te ne janë çmimet e njëjta.”

Dyshimet kanë ngritur hapje të lëndës në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit , për vërtetimin e parregullsisë eventuale gjatë furnizimit të vaksinave Sinofarm nga Kina.

“I ndjekim jo vetëm njoftimet, por e dini se ne kemi lëndë për vaksinat, jemi pothuajse në fund me lëndën, kemi informacione që ende nuk janë të plota, por gjithë lënda e vaksinave është e ndjeshme dhe duhet të mendohet me kokë të ftohtë.”

Tërpenoski pohoi se Antikorrupsioni disponon me dokument nga Banka Popullore për pagesë të kryer të paradhënies një kompanie në Hong Kong, në vlerë 7,8 milionë dollarë, por se procedura është ndërprerë, ndërsa këto mjete me kërkesë të qeverisë janë kthyer.

Klan Macedonia