“Sasia që kemi siguruar nuk mjafton as për stafin mjekësor”

Me shembull personal, kryeministri Zoran Zaev do t’i motivojë qytetarët të vaksinohen kundër virusit korona, sapo të arrijnë vaksinat e para në vend, të cilat do të jenë falas për popullatën.  

“Do të jem shembull personal, do ta marr vaksinën pasiqë do të respektohen të gjitha aktivitetet protokollare, që jem shembull personal dhe sigurisht e gjithë kjo do të paguhet nga buxheti.” 

E gatshme për t’u vaksinuar është edhe ministrja e kulturës Irena Stefoska. 

“Dëshiroj të vaksinohem, mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. Sepse ne nuk do t’i marrim vaksinat nesër, do ta shohim si dhe çfarë ndodh, që ndoshta është përparësi, në vendet fqinje, në vendet anëtare të BE-së, si do reagojnë qytetarët pas pranimit të vaksinës.” 

Për momentin nuk saktëson kur dhe sa vaksina do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut, edhe pse kryeministri nuk e fsheh faktin se ende shpreson në solidaritetin evropian. 

“Unë pres që solidaritetin e BE-së ta shohim gjatë këtyre ditëve, që në janar t’i marrim vaksinat, çdo ditë më herët është e mirëseardhur. Normalisht presim procedurë të rregullt të dërgesave, të parën, të dytën, të tretën, të katërtën, sepse nëse arrijnë 5800 atëherë ato nuk janë të mjaftueshme as për punëtorët shëndetësorë që punojnë me pacientët me Covid.” 

Paralajmërimet janë se me dërgesën e parë prej 5800 dozave do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë, ndërsa pastaj gjatë gjithë vitit do të ketë radhitje sipas grupeve të moshës dhe të sëmurëve kronikë.

Klan Macedonia