Nis më 11 Maj, pa maska dhe pa distancë sociale

Ceremonia e “Brit Awards 2021” është caktuar në 11 Maj në arenën O2 në Londër. Kjo shfaqje pritet të ketë një audiencë prej katër mijë pjesëmarrësish, afërsisht një e pesta e kapacitetit të vendit.

Edhe pse në kushte pandemie, të pranishmit nuk do të jenë të distancuar nga njëri-tjetri dhe se nuk do t’u  kërkohet të mbajnë një maskë.

Brit Awards është cilësuar si ngjarja e parë të mbajtur që nga pandemia, një moment për të rikthyer artistët në skenë.

“Duke punuar ngushtë me qeverinë për t’iu përmbajtur udhëzimeve të sigurisë, shfaqja e parë e muzikës live në ‘The O2’ në më shumë se një vit, do të luajë një rol të rëndësishëm në hapjen e rrugës për kthimin e muzikës live”, bëhet me dije në deklaratë.

Rreth 2,500 bileta do të dhurohen nga industria e regjistruar e muzikës për punëtorët kryesorë në zonën më të madhe të Londrës. 1500 biletat e mbetura do të caktohen për blerje nga artistët e nominuar dhe ekipet e tyre. Megjithatë, të gjithë pjesëmarrësve do t’u kërkohet rezultati negativ për Covid-19.

Klan News